TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2023, 17:34

Fundi i një cikli, De Gea largohet nga Junajtid pas 12-vitesh, i jep lamtumirën “Djajve të Kuq” me një mesazh emocionues

Shkruar nga Pamfleti

Fundi i një cikli, De Gea largohet nga Junajtid pas 12-vitesh, i jep

David De Gea largohet zyrtarisht nga Mançester Junajtid. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Thjesht doja ta dërgoja këtë mesazh lamtumire për të gjithë mbështetësit e Mançester Junajtid. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të palëkundur për dashurinë e 12-viteve të fundit. Ne kemi arritur shumë që kur Sër Aleks Ferguson më solli në këtë klub.

Ndjeja një krenari të pabesueshme sa herë që vishja këtë fanelë, të drejtoja ekipin, të përfaqësoja këtë institucion, klubi më i madh në botë ishte një nder që u bënte vetëm disa futbollistëve me fat. Ka qenë një periudhë e paharrueshme dhe e suksesshme që kur erdha këtu. Nuk e mendoja se duke u larguar nga Madridi si djalë i ri do të arrinim atë që bëmë së bashku.

Tani, është koha e duhur për të ndërmarrë një sfidë të re, për të shtyrë veten përsëri në një mjedis të ri. Mançesteri do të jetë gjithmonë në zemrën time, Mançesteri më ka formuar dhe nuk do të më lërë kurrë”, shkruan David de Gea.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David De Gea (@d_degeaofficial)

Portierit spanjoll i kishte skaduar kontrata më 1 korrik dhe për këtë arsye negociatat për rinovimin kishin ngecur prej ditësh.

Ai largohet nga Mançesteri, me një titull Premier Lige, një Europa Ligë dhe dy Kupa Karabao.

Tani Junajtid do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen me Interin dhe të sjellë Andre Onanën, i cili pritet të largohet nga klubi një vit pas mbërritjes së tij në Itali.

david de gea mançester junajtid

Lini një Përgjigje