
Anglia U-21 ka mundur 1-0 Spanjën U-21 në finalen e Europianit U-21, të luajtur në “Adjarabet Arena” të Gjeorgjisë. Palmer ekzekutoi një goditje dënimi, por devijimi i Xhejms me shpinë në mur bëri që portieri i iberikëve të gënjehej dhe sfera përfundoi në rrjetë.
Në pjesën e dytë ishte Spanja që dominoi dhe krijoi raste të njëpasnjëshme, por Traford ishte heroik me pritjet e tij duke ruajtur portën të paprekur. Abel Ruiz kishe shansin të çonte ndeshjen në shtesë kur gjyqtari akordoi një penallti në minutën e 97 të ndeshjes. Por goditja e tij u neutralizua nga portieri i anglezëve, i cili shpëtoi katërkëndorin dhe i dha suksesin kësisoj Anglisë.
Për “3 luanët”, ky është suksesi i 3 në kompeticion, pas atyre të viteve 1982 dhe 1984.
Në fazën e grupeve të Europianit, anglezët triumfuan në të treja ndeshjet e grupit me rezultatin 2-0 ndaj rivalëve si Republika Çeke, Izraeli dhe Gjermania. Në çerekfinale, ekipi i drejtuar nga Karsli likuidoi 1-0 Portugalinë, ndërsa në gjysmëfinale Izraeli u mposht 3-0.
Lini një Përgjigje