TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2023, 19:39

Lajme të mira nga Spanja për Serxho Rikon, portieri i PSG del nga koma por e pabesueshme çfarë ka ndodhur në 19 ditë

Shkruar nga Pamfleti

Lajme të mira nga Spanja për Serxho Rikon, portieri i PSG del nga koma

Serxhio Riko duket se ka kaluar momentin më kritik të jetës së tij. Portieri spanjoll i PSG-së, pësoi një incident rreth një muaj më parë, teksa u rrëzua nga kali. Situatë e cila bëri që gardiani të përfundonte në koma në spital, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ka kaluar më shumë se një muaj dhe lajmi i mirë është se tashmë Riko është rikuperuar dhe ka dalë nga koma, duke kthyer pak nga pak funksionet normale të organizmit të tij. Por sigurisht që pasojat e kësaj situate nuk janë të vogla.

“The Athletic” ka zbuluar se situata e portierit ka qenë me të vërtetë shumë e rënduar, pasi në ditët në koma, plot 19 të tilla, ai ka humbur 20 kilogramë peshë trupore. Jo vetëm kaq, pasi gjatë periudhës së shtrimit, rezulton se ai ka humbur 30% të masës muskulore të trupit.

Gjë që do të thotë se ndonëse ka dalë nga koma, për një kthim së shpejti në fushë të portierit as që bëhet fjalë. Së pari ai duhet të rivendosë në punë organizmin e tij në kushte normale, para se të mendojë nëse duhet kthyer apo jo përsëri në fushë.

Lajme të mira nga Spanja për Serxho Rikon, portieri i PSG del nga koma

serxhio riko portieri i psg

Lini një Përgjigje