Arrihet marrëveshja mes Noruiçit dhe Gallatasarajit për yllin kosovar, Milot Rashica, i cili po vazhdon pushimet në Antalia.
Raportohet se skuadra turke do të paguajë 7 milionë euro për transferimin e Milot Rashicës nga Noruiçi
Ylli “Dardan” ndodhet në Turqi në pushime se bashku me Vedat Muriqin dhe së shpejti pritet të bashkohet në kampin austriak pas nënshkrimit të kontratës.
Milot Rashica ka luajtur 26 ndeshje në Superligën e Turqisë në sezonin 2022-2023, ku ka arritur të shënojë katër gola dhe të asistojë shtatë herë.
Ylli kosovar ka shënuar edhe dy gola në katër ndeshjet që ka luajtur në Kupën e Turqisë.
Lini një Përgjigje