TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2023, 18:52

Formula 1/ Verstapphen i “pandalshëm”, triumfon edhe në çmimin e madh të Silverstone

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Verstapphen i “pandalshëm”, triumfon edhe në

Max Verstapphen është shpallur kampion dhe në Çmimin e Madh të Silverstone, duke e regjistruar kështu fitoren e gjashtë radhazi, në një edicion të Formula 1, ku nuk duket të ketë rivalë.

Ndërkohë pas pilotit të Red Bull, në podium u ngjitën dhe dy britanikë, Lando Norris, me McLaren, në vendin e 2-të dhe Lewis Hamilton, me Mercedes në vendin e 3-të, duke plotësuar kështu pozicionet e medalistëve, ndërsa për skuderinë Ferrari gjithçka shkoi tmerrësisht keq, me Charles Leclerc e Carlo Sainz, që u pozicionuan në vendin e 9-të dhe të 10-të.

Sa i përket renditjes, Verstappen vijon të marshojë drejt titullit të tretë kampion në garat e shpejtësisë. 25-vjeçari holandez kryeson kampionatin me 229 pikë, 81 më shumë se Perez i vendit të dytë.

verstapphen formula 1

Lini një Përgjigje