TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Korrik 2023, 17:33

Reali i vendosur për të marrë Mbappen, gati të sakrifikojë dy “yje” për sulmuesin e PSG-së

Shkruar nga Pamfleti

Reali i vendosur për të marrë Mbappen, gati të

Real Madrid vazhdon të ëndërrojë që të ketë në skuadër Kilian Mbappen. Madrilenët po provojnë gjithçka që të arrijnë akordin që këtë verë, pa pasur nevojë për të pritur verën e ardhshme kur Mbappe mund të transferohet me parametra zero.

Ndërkohë, për të marrë shërbimet e tij presidenti Al Khelaifi ka kërkuar 200 milionë euro dhe asnjë cent më pak. Për këtë, Realit i duhet që të bëjë një tjetër sforco dhe do të duhet që të shesë dy yjet e skuadrës.

Sipas asaj që flitet në media, Federiko Valverde dhe Aurelie Tçuameni janë dy lojtarët që mund të sakrifikohen nga klubi madrilen. Ndërkohë, shuma e kërkuar për të dy arrin në 100 milionë euro por më shumë se kostoja e lojtarëve, klubet e interesuara stepen nga rrogat e tyre që janë relativisht të larta, duke e bërë kështu një problem shitjen e tyre.

 

 

mbappe real

Lini një Përgjigje