
Mbrojtësi i Bluve të Londrës duket se jashtë fushës së gjelbër ka marrë rolin e agjentit. Edhe pse aktualisht po shijon pushimet, ai po përpiqet të ndihmojë skuadrën me objektivat e merkatos së verës.
Thiago Silva ka takuar Dybala teksa po shikonin të dy garën për Çmimin e Madh të Anglisë në Formula 1 dhe i ka kërkuar sulmuesit argjentinas që ti bashkohet te Chelsea.
“Ishte diçka e bukur të takoja Dybalën. Po flitet për një transferim të mundshëm te Chelsea? Nuk e di, e pyeta nëse është e vërtetë, por nuk më tha asnjë gjë. Nëse do të më pëlqente të vinte te Chelsea? Sigurisht që po. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Me siguri që do të na ndihmonte shumë nëse do të vinte te ne”, tha Thiago Silva.
Dybala është në radarin e klubit londinez, por Chelsea duhet të bind lojtarin fillimisht dhe më pas t’i paguaj klauzolën e lirimit Romës, e cila kap një vlerë prej 12 milion eurosh.
Lini një Përgjigje