TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2023, 16:29

Oferta nga Arabia Saudite ‘tundon’ mesfushorin e Lazios, Milinkovic-Savic shumë pranë largimit nga Italia

Shkruar nga Pamfleti

Oferta nga Arabia Saudite ‘tundon’ mesfushorin e Lazios,

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve të medieve italiane, Al-Hilal ka ofruar 40 milionë euro për blerjen e tij nga Lazio, shifër të cilën presidenti Lotito i kishte vendosur vetes për të dhënë “ok” për shitjen e lojtarit, kontrata e të cilit skadon pas një viti.

Ndërsa vetë mesfushorit i është propozuar një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 20 milionë euro në sezon. Më tej mediet italiane theksojnë se me këtë propozim, Milinkovic-Savic po e mendon seriozisht largimin nga Evropa.

Skuadrat Saudite nuk po kursejnë parat e tyre për të sjellur yje në një përpjekje për ta bërë sa më interesant kampionatin e tyre.

saviç arabia saudite oferta

Lini një Përgjigje