TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2023, 16:47

Shifra stratosferike/ FSHF nxjerr në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Poloni, 2 mijë lekë pas portave

Shkruar nga Pamfleti

Shifra stratosferike/ FSHF nxjerr në shitje biletat e ndeshjes

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Polonisë në “Air Albania”, e cila do të zhvillohet më 10 shtator.

FSHF mesa duket ka shfrytëzuar interesin e jashtëzakonshëm që kanë tifozët kuqezi për dy sfidat e shtatorit, për të rritur në stratosferë çmimet e biletave, të cilat si asnjëherë më parë janë nxjerrë në shitje dy muaj para takimi.

Një biletë pas porte, e cila është më e lira, kushton 2 mijë lekë. Kujtojmë këtu që në ndeshjen ndaj Moldavisë, bileta në këtë sektor kushtonte vetëm 750 lekë. Ndërkohë, në tribunat E, një biletë do t’u kushtojë tifozëve 6 mijë lekë.

Pas 3 ndeshjeve të para në grup, Shqipëria mban vendin e dytë në grup, me 6 pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë, kjo i bën dy ndeshjet e radhës tepër të rëndësishme për kualifikimin e Shqipërisë.

Shifra stratosferike/ FSHF nxjerr në shitje biletat e ndeshjes

fshf biletat poloni-shqipëri

Lini një Përgjigje