
Një trajner i skuadrave të futbollit në Tenesi, Nashvill të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka përdhunuar të miturit.
“CCN” bën me dije se Kamilo Hurtado Kampos harroi telefonin e tij në një restorant dhe punonjësit u munduan të kontaktonin me të. Por ata zbuluan gjëra vërtetë të tmerrshme, ku me dhjetëra video dhe foto të minorenëve gjendeshin në telefonin e trajnerit.
Punonjësit e lokalit e dorëzuan telefonin në polici me këta të fundit që gjetën video të disa fëmijëve pa ndjenja teksa përdhunoheshin. 63-vjeçari akuzohet për përdhunimin e fëmijëve minorerë, ndërsa ndaj tij do të ngrihen të tjera akuza.
“Duke punuar me shkollat lokale, dedektivët kanë identifikuar dy nga viktimat e tij. Policia shpreson që ata që e njohin Kampos mund të ndihmojnë që të vendosin një emër me fytyrat e viktimave të paidentifikuara”, ka theksuar policia. Gjithashtu bënë të ditur se rreth 10 fëmijë të moshës 9 deri në 17-vjeç ishin droguar dhe përdhunuar nga Kampos.
Lini një Përgjigje