TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2023, 17:53

Shqipëria “fërkon duart”, sulmuesi i Çekisë i nënshtrohet operacionit dhe mungon në ndeshjen e parë ndaj kuqezinjve

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria “fërkon duart”, sulmuesi i Çekisë i

Shqipëria do të sfidojë Republikën e Çekisë me datën 7 shtator, në ndeshjen e vlefshme të grupit E për kualifikueset e “EURO 2024”. Me shumë mundësi, çekët nuk do të kenë në dispozicion për këtë takim një nga sulmuesit më të mirë.

Bëhet fjalë për Patrik Shik. Leverkuseni saktëson se sulmuesi iu nënshtrua një operacioni për shkak të një problemi në ijë dhe do të rikthehet në fushë në fillim të tetorit.

Patrik Shik iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në ijë në spitalin Charité në Berlin në qershor dhe ai tashmë ka filluar rehabilitimin e tij. Sulmuesi 27-vjeçar pritet të rikthehet në fushë në fillim të tetorit. Ndeshja e fundit e Shik daton në fillim të marsit” – shkruan klubi gjerman.

patrik shik sulmuesi i çekisë ndeshja me shqipërinë

Lini një Përgjigje