
Leo Mesi vendosi të largohej nga futbolli europian për të firmosur në MLS për Inter Majemi, teksa nuk munguan ofertat edhe nga Arabia e Barcelona për të.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së do të prezantohet në datën 16 korrik me skuadrën e re, ndërkohë që ditën e djeshme ka mbërritur në Majemi.
Mesi u prit në aeroport nga shoqëruesit e tij, ndërkohë që kishte edhe tifozë që e prisnin jashtë aeroportit. Për prezantimin e Mesit, janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes, madje edhe me çmime stratosferike, duke krahasuar çmimet e biletave për ndeshjet e tjera.
Ndërkohë, më 21 korrik, 35-vjeçari pritet të debutojë me skuadrën e tij të re në një sfidë të vlefshme për Kupën e Ligës ndaj ekipit meksikan, Kruz Azul.
LIONEL MESSI HAS ARRIVED IN SOUTH FLORIDA TO MAKE HIS INTER MIAMI MOVE OFFICIAL ☀️
— ESPN FC (@ESPNFC) July 11, 2023
(via @SC_ESPN) pic.twitter.com/lgpKN3XeGN
Lini një Përgjigje