TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Korrik 2023, 17:34

Nuk deklaroi 400 mijë euro nga të drejtat e imazhit, Ançeloti përfundon në gjyq për evazion fiskal

Shkruar nga Pamfleti

Nuk deklaroi 400 mijë euro nga të drejtat e imazhit, Ançeloti

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti nuk po mendon vetëm për futbollin, pasi tani italiani duhet të përballet edhe me shtetin spanjoll.

64-vjeçari po hetohet për evazion fiskal, kjo pasi Ançeloti nuk ka deklaruar 400 mijë euro në vitin 2014, shumë e cila kishte ardhur nga e drejta e imazhit. Një çështje e cila sapo ka nisur, por ka marrë vëmendjen e mediave spanjolle.

Agjencia e të Ardhurave beson se ka pësuar dëme afro 400 mijë euro. Gjyqtari hetues sqaron se vetë Ançeloti i ka pranuar faktet dhe tashmë është deklaruar fajtor për veprën që akuzohet. Jo çuditërisht, në deponimin e tij në sallën e gjyqit, ai ia faturoi incidentin faktit se ishte “këshilluar keq” nga këshilltarët e tij tatimorë.

Procesi që do të zhvillohet së shpejti do të mbyllet me një marrëveshje në të cilën tekniku do të pranojë një dënim me gjobën përkatëse, që është shuma e munguar në Tatime.

karlo ançeloti trajneri i realit të madridit

Lini një Përgjigje