
Samir Handanoviç është larguar nga Interi pas 11-vitesh. Lajmi është bërë i ditur nga klubi zikaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Samir”, shkruhet në Twitter.
Nënshkrimi i portierit me zikaltërit daton në 9 korrik 2012, duke e shndërruar atë në një nga portierët më të mirë në historinë e Interit.
“Gardiani” slloven ka veshur fanelën e skuadrës nga Milano 455 herë, duke arritur Ivan Ramiro Kordoba (455 ndeshje) në vendin e 10 në renditjen e lojtarëve me më shumë paraqitje për ekipin.
38-vjeçari luajti për Udinezen në sezonin 2004-2005, ndërsa në dy vitet e ardhshme mbrojti portat e Trevizos dhe Lacios. Më pas, Handa u bë pjesë e Udinezes.
Grazie Samir ???? ???????? #ForzaInter pic.twitter.com/5IfFUifWhX
— Inter (@Inter) July 12, 2023
Lini një Përgjigje