
“LiamsFootballShirts” është një personazh i njohur në “TikTok”, pasi shpeshherë poston video të fanelave që ai porosit, të cilat vijnë në kuti misterioze.
Së fundmi ai është surprizuar nga Flamurtari, fanela e të cilit ishte në njërën prej tre kutive që ai kishte porositur, së bashku me Realin e Madridit dhe kombëtaren e Holandës.
“Cili?”, ishte komenti i Liam, pasi hapi kutinë e dytë ku në të ndodhej fanela e skuadrës vlonjate, që sipas tij ishte fantastike.
Lini një Përgjigje