TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2023, 21:06

Shkupi bën “ligjin” në Ligën e Konferencës, Dukagjini fiton në frymën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Shkupi bën “ligjin” në Ligën e Konferencës,

Skuadra shqiptare e Shkupit ka dhuruar spektakël në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës, teksa ka triumfuar me rezultatin 0-5 në transfertë ndaj lituanezëve të Hegelman. Heroi i bardhebluve të Shkupit ishte padyshim sulmuesi Cefas që arriti të realizonte plot 4 gola në minutat 11, 45+1, 56 dhe 62, teksa golin tjetër për shkupjanët e realizoi Kueven. 

Me këtë fitore madhështore, skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, duket se ka siguruar kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës. 

Në ndeshjen tjetër edhe Dukagjini arriti të fitonte me rezultatin 2-1 përballë Europa. Pas barazimit në pjesën e parë, ekipi nga Kosova ia doli të shënonte në fundin e ndeshjes për të marrë një fitore të rëndësisshmë në “Fadil Vokrri”

shkupi dukagjini liga e konferencës

Lini një Përgjigje