TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2023, 19:04

Kualifikueset e Conference League/ Egnatia merr një barazim me vlerë përballë Ararat Armenia, Dwamena bën “shpëtimitarin” në fund (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Conference League/ Egnatia merr një barazim me vlerë

Ararat Armenia barazoi 1-1 me Egnatian për turin e parë në Conference League. Ndeshja e zhvilluar në Yerevan pa vendasit të dilnin më të vendosur në fushë, teksa ndeshja u vendos me nga një gol në secilën pjesë.

Tentativa e parë serioze erdhi nga Dwamena, por gjuajtja e tij nuk gjeti kuadratin. Në minutën e 11-të, goditja e Kasës u neutralizua nga portieri rus, Vsevolod Ermakov. Ndërkohë në të 18-tën, Kasa shpërdoroi rastin e artë për të zhbllokuar ndeshjen, teksa gaboi i vetëm përballë portierit.

Kur nuk shënon e pëson dhe kështu ndodhi, pasi vendasit nga Armenia “tundën rrjetën” pak më vonë me Alemanon, falë një goditje të saktë me kokë. Skuadra nga Rrogozhina rrit presionin në pjesën e dytë, por të besuarit e Vardan Minasyan ishin mirë të vendosur në prapavijë, duke mos lejuar shumë hapësira.

Në minutën e 63-të, një mrekulli e portierit të Ararat-Armenia ndali një predhë të Dwamenas. Në limite, ky i fundit vendosi ekuilibrat, pas shumë rastesh. Takimi i kthimit, i cili vendos fatin e kualifikimit, luhet me 20 korrik.

 

egnatia conferenc league faza e parë

Lini një Përgjigje