TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2023, 22:02

Tirana nuk dorëzohet kurrë, Lushkja i “rrëmben” barazimin Dinamos së Batumit në shtesë dhe lë të hapur kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Tirana nuk dorëzohet kurrë, Lushkja i “rrëmben”

Tirana e ka nisur me barazim aventurën në Ligën e Konferencës, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Air Albania” ndaj  Dinamos së Batumit, në ndeshjen e parë të turit të parë. Lushkja ishte heroi i skuadrës shqiptare, pas golit të realizuar në limitet e ndeshjes.

Në minutën e 20, një goditje nga distanca e Hoxhallarit vendosi në provë portierin Anton Çiçkan. Pak më pas, Hasani provoi me kokë, por nuk u koordinua siç duhej, me topin që shkoi mbi portë.

Bardheblutë mund të festonin pas gjysmë ore lojë pas një aksioni perfekt, por finalizimi i Latifit la shumë për të dëshiruar. Gjuajtja e 29-vjeçarit nuk pati forcën e duhur për të shkuar në rrjetë.

Gjerogjianët ndëshkuan skuadrën e Orges Shehit në minutën e 67, kur Bidzinashvili dërgoi një top në zonë nga krahët, me Flamarion që e kishte lojë fëmijësh të shënonte.


Tirana provoi të kthehej në lojë dhe vendosi ekuilibrat në fund me Lushkjen. Ndeshja e kthimit luhet më datë 20 korrik në Gjeorgji.

tirana dinamo e batumit ligae konferencës

Lini një Përgjigje