TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2023, 16:40

Kampion i Ballkanit dhe Rumanisë në Badibillding, gjendet i mbytur në liqen sportisti rumun

Shkruar nga Pamfleti

Kampion i Ballkanit dhe Rumanisë në Badibillding, gjendet i mbytur

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare, ish-kampioni i Ballkanit në Badibillding, Katalin Stefaneskku.

Stefanesku u gjet i pajetë në një liqen pranë Lazurit në Rumani. Hetimi do t’i japë përgjigje pyetjes se çfarë ka ndodhur dhe në veçanti do të hetohet mundësia që Stefanesku të jetë plagosur para se të mbytej, sepse thellësia e ujit në vendin ku është gjetur nuk kalon një metër.

Stefanesku ishte pjesë e ekipit kombëtar në kampionatin ballkanik të badibillding në vitin 2020, kur u bë kampion i Ballkanit dhe Rumanisë. Ai punonte si trajner fitnesi, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.

katalin stefanesku ish-kampioni i ballkanit në badibillding

Lini një Përgjigje