
Liverpuli ka fituar Kupën “Carabao”, duke mposhtur Çelsin në finale me rezultatin 1-0.
Një sfidë që dhuroi spektakël, teksa goli erdhi vetëm në fundin e kohës shtesë nga kapiteni Virxhil Van Dajk, i cili shënoi në minutën e 118.
Kjo është hera e 10 që Liverpuli fiton Kupën “Carabao” duke qenë ata rekordmenët e këtij trofeu, teksa Çelsit tashmë i ka ngelur vetëm Kupa FA për të shpëtuar një tjetër sezon të dështuar.
Lini një Përgjigje