
Napoli është ndalur kundër Klajrait në transfertë me rezultatin 1-1, duke hedhur çdo gjë në “erë”.
“Axurrët” ishin duke kryesuar sfidën deri në çastet e fundit falë një goli të Viktor Osimhen në minutën e 65.
Në fundin e ndeshjes, Politano humbi një mundësi flagrante, e atë çka nuk e kreu dot Napoli e realizuan vendasit.
Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkote drejt fundit, Luvumbo arriti që të gjente rrugën e rrjetës në kohën shtesë, duke i hequr fitoren Napolit në limitet e ndeshjes.
Një gol që ndezi festën në shkallët e stadiumit, me Kaljarin që shkon në kuotën e 20 pikëve po aq sa dhe Verona e Sasuolo. Napoli në krahun tjetër mbetet në vendin e 9 me 37 pikë, duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.
Lini një Përgjigje