TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shkurt 2024, 15:59

VAR-i çmend Egnatian, rrogozhinasit regjistrojnë ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, Erzeni fiton “finalen” e mbijetesës mes dhunës

Shkruar nga Pamfleti

VAR-i çmend Egnatian, rrogozhinasit regjistrojnë ndeshjen e

Egnatia ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në kampionat, teksa është ndalur në barazim pa gola përballë Teutës. 

Ishte një barazim i cili la shije të hidhur te rrogozhinasit, të cilëve iu anulua goli i fitores në minutat shtesë të ndeshjes për një pozicion jashtë loje, ashtu siç u kishte ndodhur edhe në pjesën e parë të takimit. 

Pas një aksioni të shpejtë të Drame, ky i fundit nga e djathta pasoi në qendër për Zhoel, i cili nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë. Por më pas gjyqtari sinjalizoi nga VAR për pozicion jashtë loje të Drame. 

Kështu, rrogozhinasit rrezikojnë të shohin distancën me ndjekësit që t’u shkurtohet. Ndërsa nga ana tjetër, Teuta merr një pikë me shumë vlera në luftën e saj për mbijetesë në elitën e futbollit shqiptar. 
 
Mbyllet sfida në “Kukës Arena”, me Erzenin që largohet me 3 pikët pas 90 minutave të luajtura. Shijkasit triumfojnë 2-1 ndaj verilindorëve me përmbysje, duke siguruar kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën, me Skerdi Bejzaden që merr edhe fitoren e parë në krye të Erzenit. 

Në Kukës fillimisht realizuan verilindroët me anë të Salamit. Ky i fundit në minutën e 30- çoi peshë gjithë stadiumin me supergolin e tij në ‘stilin’ Jasir Asani. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e verilindorëve, teksa pjesa e dytë kishte një tablo tjetër. 

Erzeni barazoi shifrat me Kahrimanoviçc në minutën e 60 me anë të një penalltie. Por jo vetëm kaq, pasi vetëm 3 minuta më pas, shijakasit shënuan edhe golin e dytë me anë të Agim Zekës. Kaq mjaftoi dhe në Kukës “plasi’ skandali. 

Tifozët u futën në fushë dhe sulmuan forcat e sigurisë, me skuadrat dhe arbitrat që hyn në dhomat e zhveshjes. Urdhërohet boshatisja e stadiumit dhe sfida rinisi pas 20 minutave. Minutat e mbetura nuk prodhuan më gola, pavarësisht këmbënguljes së verilindorëve për të barazuar shifrat. 

Një humbje që “dhemb” për verilindorët, të cilët humbasin një “finale” ndaj një rivali direkt për mbijetesën. Pas kësaj sfide, Kukësi ndodhet në vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë, ndërsa Erzeni ngjitet në vendin e 8 me 26 pikë. 

egnatia teuta kukësi erzeni abissnet superiore

Lini një Përgjigje