
Rei Manaj është kthyer në një makineri golash në Turqi, me sulmuesin shqiptar që ka tundur për herë të 14 rrjetën në Superligën Turke, kësaj radhe kundër Pendiksporit të Endri Çekiçit.
Në minutën e 69 të takimit, Manaj mori një top në mesfushë, kaloi në mënyrë spektakolare një mbrojtës dhe u nis në sprint për të mos u ndalur nga askush, i cili i vetëm përballë portierit nuk gaboi.
Përveç golave të shënuar në kampionat, 27-vjeçari ka tunudur rrjetën dhe katër herë në Kupë, duke shkuar kështu në kuotën e 18 golave këtë sezon.
Pendikspor defense could not stop Rey Manaj!
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 25, 2024
Sivasspor 3-1 Pendiksporpic.twitter.com/Lebgm1hzzr
Lini një Përgjigje