TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2023, 19:28

Vershtapen i pakapshëm në pistë nga rivalët por piloti holandez penalizohet me 5 pozicione dhe i dhuron pole-position Lëklerkut

Shkruar nga Pamfleti

Vershtapen i pakapshëm në pistë nga rivalët por piloti

Maks Vershtapen me Red Bull siguroi “pole position” sot pasdite në pistën belge të SPA, ku ditën e diel zhvillohet gara e radhës e botërorit të Formula 1. Piloti holandez, kampioni i botës në fuqi, dha kohën 1’46”168, duke qenë i pakapshëm në pistë nga rivalët. Ai ishte 8 të dhjetat më i shpejtë se Sharls Lëklerk me Ferrarin, që doli i dyti.

Gjithsesi, monegasku i “kokëkuqes” do ta nisë garën e së dielës nga vendi i parë, pasi Vershtapen është penalizuar me 5 pozicione, për ndërrimin e kambios. Lëklerk do ta ndajë vijën e parë të nisjes me meksikanin Serxhio Perez me Red Bull, që sot doli i treti. Provat e sotme nisën në një pistë të lagur, por që u tha me kalimin e minutave.

Kështu, Vershtapen do ta nisë garën e së dielës nga vendi i gjashtë, ndërkohë që para tij në start do të jenë edhe Luis Hamilton (Mercedes), Karlos Sainz (Ferrari) e Oskar Piastri (MekLaren). Në “top-10” u renditën edhe Lando Norris, Xhorxh Rasëll, Fernando Alonso e Lens Stroll. Të shtunën do të zhvillohet “gara sprint”, që pritet të zhvillohet në pistë të lagur.

maks vershtapen piloti holndez formula 1

Lini një Përgjigje