
Rafael Nadal po e përdor këtë verë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Asi spanjoll i tenisit ishte së fundmi në një lundrim përgjatë bregut të Mesdheut.
View this post on Instagram

Ai shijoi diellin, detin dhe motin e ngrohtë... Por, Rafa ka mundësinë ta shijojë këtë gjatë gjithë vitit, duke qenë se ka zgjedhur Majorkën si bazë për familjen e tij.


Kur shikon rezidencën e mrekullueshme të familjes Nadal në Porto Kristo të Majorkas, të krijohet përshtypja se nuk mund të zgjidhej një vend më i mirë.


Vila ka një lokacion perfekt, ndodhet në një kreshtë, nga të tre anët e saj, ka pamje nga deti, ka dalje në plazhin e tij, ku ka dhe një shpellë, por edhe një kopsht të pabesueshëm si në parajsë, që është zbukuruar me halorë dhe shumë bimë mesdhetare.


Lini një Përgjigje