
Përfundon ndeshja e parë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Tirana është mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 në “Vodafone Arena” nga Beshiktashi dhe është me një këmbë jashtë turit të tretë të këtij kompeticioni.
Turqit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 21. Pas një harkimi të Masuaku nga e majta, Bulut ia doli që të fitonte hapësirën për të gjuajtur dhe mposhtur portierin e Tiranës.
Në minutën e 42, Tirana mori goditjen e dytë nga Beshiktashi. Pas një vertikalizimi të shpejtë, Muleka nga e majta shënoi dyfishoi shifrat për vendasit.
Në minutën e 6, Beshiktashi pati rastin ideal. Muleka nuk gjeti rrjetën, shumë afër portës. Gjithçka nisi pas një gabimi në mesfushë.
10 minuta më vonë, Tirana mbrojti mirë, duke mos lejuar hapësira. Ekipi i Shehit provoi ndonjëherë me kundërsulme.
Në minutën e 19, Jonuzi tentoi me një gjuajtje diagonale që u devijua dhe përfundoi në këndore. Në zhvillimin e saj, ishte përsëri mesfushori i bardhebluve, i cili provoi nga jashtë zonës, por nuk gjeti portën vendase.
Në minutën e 36, mbrojtja e Tiranës nxori në pozicion jashtë loje Abubakar, i cili kishte dërguar topin në rrjetë para Selmanit. Goli u anulua.
Në minutën e 69, Abazaj shpërtheu në krahun e djathtë dhe hyri në zonë, por nuk ia doli të shmangte Rosier dhe mbrojtësi i Beshiktashit largoi topin para se të gjuante i vetëm para portës.
Në minutën e 83, Tirana ngushtoi diferencat. Kaina shënoi pas një aksioni model me pasimin e Haxhiut nga e djathta. Ky ishte goli i tij i parë me bardheblutë dhe sulmuesi më pas shpërtheu në lot.
Në minutën e 90+4, Beshiktashi realizoi golin e tretë dhe të qetësisë për ekipin turk. Kiliçsoj mbajti topin nga e djathta e zonës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë që mposhti Selmanin në shtyllën e tij.
Ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe Beshiktashit do të luhet të enjten e ardhshme në “Air Albania”, aty ku do të vendoset edhe kualifikimi.
Lini një Përgjigje