
Redon Xhixha ishte protagonisti i mbrëmjes së djeshme në Ligën e Kampioneve me dy golat e tij me fanelën e Karabakut. Skuadra azere u mund me shifrat 3-2 në transfertë ndaj Rakov, kampiones së Polonisë, por golat e sulmuesit shqiptar brenda tre minutash, bënë që të kishte një mundësi të mirë për të vazhduar në turin tjetër.
Sidomos goli i dytë ishte shumë i veçantë, pasi Xhixha mori një pasim dhe e ktheu topin me gjoks në rrjetë, dukë shënuar atë që ishte barazimi i përkohshëm 2-2 i sfidës.
Vetë kapiteni i Rakov, kroati Zoran Arsenik, pranoi se goli i dytë që kishte shënuar sulmuesi shqiptar e kishte acaruar shumë për mënyrën se si kishte ardhur, pasi Xhixha shënoi me qetësi të plotë para rrjetës.
“Goli i parë i Karabakut ishte i vështirë për t’u ndalur. Sulmuesi i tyre lëshoi një goditje të mirë, që tregon klasin e kundërshtarit. Ndërsa i dyti është një gabim individual. Ne duhet të kishim luajtur në mënyrë më të kujdesshme. Ky gol më acaroi.
Kaluam momente të vështira, por ia dolëm të shënonim golin e fitores. Në ndeshjen e kthimit, Karabak do të bëjë një lojë më agresive. Na pret një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi gati për një gjë të tillë. Unë do të dëshiroja që të ecnim përpara në Lugën e Kampioneve”, tha futbollisti i klubit polak.
Lini një Përgjigje