
Nga idhulli i tifozerisë së PSG-së në vitet e fundit, Kilian Mbape është kthyer në të urryerin e tyre. Pas vendimit për të mos rinovuar kontratën me parisienët, gjërat mes palëve kanë shkuar duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë dhe kulmoi me lënien jashtë fazës përgatitore.
Ndërkohë, klubi ka marrë edhe një tjetër vendim për Mbape. Duke qenë se në çdo intervistë dhe konferencë shtypi që lojtarët apo stafi kanë me mediat, ka gjithmonë pyetje për Mbape, klubi ka vendosur që të mos diskutohet më. Kështu, askush nga PSG nuk mund të përgjigjet më në lidhje me francezin.
Në këtë “bllokim” bën pjesë edhe vetë trajneri Luiz Enrike, i cili nuk lejohet të flasë, komentojë apo edhe japë mendim për çështjen më të nxehtë që klubi ka. E ardhmja e Mbapesë është e paqartë dhe dëshira e tij për të qenë pjesë e Realit është e madhe, pasi ka refuzuar edhe ofertën faraonike nga Arabia Saudite.
Lini një Përgjigje