TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2023, 16:15

Mbrojtësi uruguajan “var këpucët në gozhdë”, një tjetër yll i jep lamtumirën futbollit

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi uruguajan “var këpucët në

Aventura e Diego Godin në futbollin e luajtur ka ardhur drejt fundit, me mbrojtësin uruguaian që do të varë këpucët në gozhdë.

Sfida e së shtunës kur skuadra e tij Velez Sarsfild do të luajë kundër Hurakan do të jetë e fundit për veteranin e mbrojtjes.

37-vjeçari pati një aventurë fantastike në Europë me Atletikon e Madridit ku fitoi një La Liga, një Kupë Mbreti, një Superkupë Spanje, dy Liga të Europës dhe tre Superkupa të Europës.

Gjithashtu, mbrojtësi është aktivizuar edhe me ekipe si Vijarreali, Atletiko e Madridit, Interi dhe Kaljari.

Me kombëtaren uruguajane ka 161 paraqitje dhe ka marrë pjesë 4 herë në Kupën e Botës.

diego godin mbrojtësi uruguaian

Lini një Përgjigje