TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2023, 19:34

Drejtori i Beshiktashit jep dorëheqjen, tifozët e skuadrës turke protestë për merkaton, kaos 24 orë para ndeshjes me Tiranën

Shkruar nga Pamfleti

Drejtori i Beshiktashit jep dorëheqjen, tifozët e skuadrës turke

Në mesditë, bardheblutë e Tiranës kanë mbërritur dhe janë akomoduar në një hotel në Stamboll. Sakaq, raportohet se ka kaos në kampin turk të Beshiktashit, në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. 

Mësohet se drejtori sportiv i skuadrës së Stambollit ka dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit, ndërkohë që tifozët turq nesër do të protestojnë për merkaton e pakënaqshme që kanë bërë deri tani Beshiktashit. 

Sakaq, nga Stambolli raportohet që për ndeshjen e nesërme të Beshiktashit ndaj Tiranës, që është planifikuar për të startuar, në orën 20:00, deri tani janë shitur 33 deri në 35.000 mijë bileta në stadiumin “Vodafone”, që ka një kapacitet prej 45.000 vendesh. 

Nga këto, për tifozerinë bardheblu të Tiranës, janë rezervuar 500 bileta. 

drejtori i beshiktashit tifozët turq

Lini një Përgjigje