TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2023, 19:02

Dominon ndaj malazezëve por tund vetëm njëherë rrjetën, Struga pranë kualifikimit në turin tjetër, Ibraimi nderon të besuarit e Duros (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dominon ndaj malazezëve por tund vetëm njëherë rrjetën,

Struga ka triumfuar 1-0 ndaj Buduknostit në shtëpi, në sfidën e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Sukses i rëndësishëm ky për skuadrën nga Maqedonia e Veriut, që shkon në ndeshjen e kthimit me avantazhin në xhep. 

Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro dominoi plotësisht ndeshjen, duke krijuar një mori rastesh përballë kundërshtarëve të cilët drejtoheshin nga Mlladen Milinkoviç, ish-trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit. Ibraimi, Shabani e Radeski krijuan disa mundësi të mira para portës dhe në fund ishte si zakonisht numri 9 ai që tundi rrjetën në minutën e 30 për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. 


Dominimi në lojë dhe raste vazhdoi edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, por skuadra e Strugës shpërdoroi shumë para portës kundërshtare, duke humbur disa mundësi të mira për të thelluar avantazhin e krijuar. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 1-0, duke lënë përsëri të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit pas një jave në Podgoricë. 

struga buduknosti liga e konferencës

Lini një Përgjigje