TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2023, 18:34

Ish-mesfushori i Shpresave gati për aventurën e re, drejt transferimit në klubin me ambicie për ngjitjen në Serinë B

Shkruar nga Pamfleti

Ish-mesfushori i Shpresave gati për aventurën e re, drejt transferimit

Aristidi Kolaj, ish-mesfushori i përfaqësues Shpresa, bëhet gati për një aventurë të re, përsëri në Serinë C, por me një klub, i cili ka shfaqur hapur ambicie për ngjitjen në Serinë B italiane dhe po bën lëvizje të rëndësishme për të arritur këtë objektiv. 
 
Futbollisti, pas një viti me ulje-ngritje te Peskara, ka vendosur t’i bashkohet Çezenës, klubit ku u promovuan në vitin e fundit binjakët Shpendi. Kolaj pritet të ketë një rol protagonisti në fazën ofensive të skuadrës, me objektivin për ta ndihmuar drejt ngjitjes në Serinë B, teksa kujtojmë se në edicionin që sapo u mbyll, skuadra u eliminua në play-off. 

Sipas mediave italiane, Kolaj do të transferohet në huazim, me të drejtë blerje përfundimtare që bëhet e detyrueshme nëse Çezena ia del në misionin për t’u ngjitur në Serinë B. 

aristidi kolaj ish-mesfushori i shpresave çezena

Lini një Përgjigje