TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2023, 17:44

3 gola të realizuar dhe 28 të pësuar, ekipet shqiptare nuk njohin asnjë fitore në 12 ndeshjet kundër skuadrave turke

Shkruar nga Pamfleti

3 gola të realizuar dhe 28 të pësuar, ekipet shqiptare nuk njohin

Tirana do të luajë më 27 korrik ndeshjen e parë të fazës së dytë të Ligës së Konferencës përballë Beshhitiktas. Padyshim një emër i madh i futbollit turk dhe europian që është favorit i padisikutueshëm në letër. 

Përveç kësaj edhe historia midis ekipeve shqiptare dhe atyre turke nuk është se ka lënë një shije të mirë. Nga 12 takime që kanë luajtur Tirana, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Dinamo dhe Kukësi nuk ka asnjë barazim dhe as fitore. Në 12 takime skuadrat turke përballë atyre tonave kanë shënuar 28 herë, teksa tanët vetëm 3 herë.

Kanë shënuar vetëm Kukësi, Tirana dhe Vllaznia. 

Gjithsesi janë statistika që nuk ndikojnë në ndeshjen e nesërme dhe përpos historisë, Tirana do të tentojë mrekullinë si në Stamboll ashtu dhe në Tiranë. 

ekipet turke ekipet shqiptare

Lini një Përgjigje