Ish-sulmuesi i Fiorentinës, Kristian Rigano, i cili njihet si një prej bomberëve të Serisë B dhe Serisë A, tashmë punon si murator. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai shprehet se pasi u tërhoq nga futbolli iu kthye punës tjetër, të ndërtonte mure.
“Po, jam unë, Kristian Rigano, – thotë ai kur sytë përballen me gazetarin. – Unë di të bëj dy gjëra në jetë: të shënoj gola dhe të vendos tulla (muratorin). Kështu, pasi ndalova së luajturi, u ktheva në punën time të djalërisë, para se të bëhesha futbollist profesionist. Tani e di, do të më pyesni se çfarë jam duke bërë këtu… Le të them se e kisha lënë këtë punë për mjaft kohë, por unë jam ky. Më pëlqen të ndërtoj dhe të riparoj gjëra. Pra, duke mos pasur ndonjë ofertë pune për trajner, jam kthyer në zanatin tim tjetër”.
Në familje ishin shtatë vëllezër. “Babai im, Vinçcenco, i cili për fat të keq nuk pati kohë të më shihte duke përmbushur ëndrrën time si futbollist, pasi ishte peshkatar. Nëna ime na rriti një nga një, – thotë Rigano, i cili më pas nis një apel për t’iu kthyer stërvitjes sa më shpejt. – Kam marrë dy licenca për trajner, e dua futbollin, por është e qartë se nuk jam i përshtatshëm për futbollin e sotëm, kryesisht i përbërë nga sponsorë. Unë nuk pranoj kompromise. Sigurisht, nëse vjen oferta e duhur, atëherë do të isha gati të kthehesha në pankinë”.
Po pse punon murator, nga halli? Dy martesa dhe katër fëmijë. Pasi tërhiqesh nga fusha e blertë për një futbollist lind pyetja më e pashmangshme: Po tani? “E pres edhe pyetjen tuaj të radhës, – buzëqesh Rigano. –
Po, kam fituar mirë dhe jam i lumtur për këtë. Megjithatë, gjatë gjithë karrierës sime, kam arkëtuar aq shumë sa lojtarë të nivelit të mesëm sot i fitojnë në dy deri në tre muaj. Pra, pas futbollit duhet të kthehemi në punë”.
Ky është pra Kristian Rigano, i cili njihet si një prej bomberëve të Serisë B dhe Serisë A, që ka përfunduar duke punuar si murator. Sulmuesi që luajti me fanelën e Fiorentinës nga viti 2002 deri në vitin 2005, edhe pse ka shënuar mbi 300 gola në 520 ndeshje të luajtura në futbollin italian, mbeti gjithmonë djali punëtor nga Lipari. Krenar si futbollist, krenar edhe si murator…
Lini një Përgjigje