TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2023, 16:12

Nuk janë pjesë e BE-së, FIGC merr vendimin e rëndësishëm për lojtarët anglezë dhe zviceranë në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Nuk janë pjesë e BE-së, FIGC merr vendimin e

Nëpërmjet faqes së saj zyrtare, FIGC njofton se futbollistët britanikë dhe zvicerianë do të jenë lojtarë të BE-së që nga sezoni 2023-2024. 

Duke pasur parasysh kërkesën e marrë nga “Seria e Lega Nazionale Professionisti A” për futbollistët profesionistë të kombësisë britanike. Federata Italiane e Futbollit e ka konsideruar propozimin të pranueshëm, duke bërë që futbollistët me nënshtetësi zvicerane dhe britanike të jenë të barabartë me qytetarët e BE-së në të gjitha aspektet. Këto dispozita do të zbatohen në lidhje me sezonin e futbollit 2023-2024. 

Rregulli ka efekt veçanërisht për Milanin, i cili nënshkroi me një anglez dhe një zviceran në javët e fundit, ish-lojtarin e Çelsit, Ruben Loftus-Çik dhe zviceranin Noah Okafor. 

Prandaj, aktualisht kuqezinjtë kanë dy vende të lira edhe pse një mund të zihet shumë shpejt, pasi Çe është pranë zyrtarizimit te kuqezinjtë. 

federata italiane e futbollit milani lojtarët britanikë dhe zviceranë

Lini një Përgjigje