
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së turit të dytë të Ligës së Konferencës. Ballkani ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Larne.
Ndeshja që po luhet në “Fadil Vokrri” u zhbllokua në minutën e 26. Rrahmani kaloi në avantazh ekipin e tij, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 32, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja dyfishoi shifrat. Një aksion model nga kampionët e Kosovës! Gripshi i dhuroi asistin fantastik Kryeziut, ky i fundit nuk fali dhe shkundi rrjetën e Fergusonit.
Lini një Përgjigje