
Familja e basketbollistit të njohur LeBron Xhejms ka pësuar një tronditje të rëndë, pasi është mësuar se i biri, i cili gjithashtu është basketbollist, ka pësuar atak kardiak gjatë stërvitjes me skuadrën e tij të universitetit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë stërvitjes së ekipit të USC kur Broni, vetëm 18-vjeç, ka pësuar kolaps si pasojë e një ataku kardiak dhe është dërguar me urgjencë në spital.
“Ditën e djeshme, gjatë stërvitjes, Broni Xhejms ka pësuar atak kardiak”, u shpreh një zëdhënës i familjes Xhejms për “TMZ”. “Stafi mjekësor ishte në gjendje që të kujdesej për të dhe ta dërgonte në spital. Ai është tashmë në gjendje të qendrueshme dhe jo më në repartin e terapisë intensive”.
Broni pritej të luante në Universitet dhe më pas të kërkonte të bënte karrierë si i ati në NBA, teksa mediat amerikane shkruajnë se edhe ylli i Lejkërs po pret pikërisht debutimin e të birit në elitë që të provojë të luajë një vit më të, para se të tërhiqet. Megjithatë, kjo ngjarje e fundit mund të ndryshojë planet e familjes Xhejms.
Lini një Përgjigje