
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Partizani nuk ia ka dalë të triumfojë përballë modestëve të Atletiko Eskaldes, duke i mbyllur 45 minutat me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 4 Mba u shfaq i rrezikshëm në zonë për Partizanin, por vendasit devijuan topin në goditje këndi.
9 minuta më vonë, të kuqtë rritën presionin. Cara krosoi në zonë, por mbrojtja largoi topin. Pak minuta më pas Mba provoi me një goditje, por pa mundur të realizonte.
Në minutën e 22, Cara goditi drejt portës por nuk pati rrezik për portierin e ekipit andorrian, pasi topi shkoi drejt e në duart e tij.
6 minuta më vonë, Aguero harkoi drejt zonës së Qirkos, por Koçijan largoi topin.
Në minutën e 29, Atletiko Eskaldes tentoi surprizën me anë të një goditje nga jashtë zone.
Në minutën e 33, kombinim i mirë mes Carës dhe Mbasë, por “Demat” ende nuk gjejnë golin.
5 minuta më vonë, Cara me një aksion individual rrezikoi dhe goditi drejt portës, por Morales iu mohoi golin.
Në minutën e 40, Grezda gjuajti me të djathtën, por topi përfundoi jashtë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Cara shërbeu për Grezdën, ky i fundit goditi me të djathtën, por nuk arriti të shënjestronze si duhej kuadratin.
Lini një Përgjigje