TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2023, 16:52

Transferta e Andorrës për Partizanin, Zekiç e nis sfidën me “armën” e re të mbrojtjes

Shkruar nga Pamfleti

Transferta e Andorrës për Partizanin, Zekiç e nis sfidën

Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Partizani do të provojë të shkruajë historinë në Ligën e Konferencës ku përballë ka skuadrën e Atletik Klub Eskaldes. Të kuqtë luajnë në transfertën e Andorrës ndaj një kundërshtari jo të madh në letër.

Shorti është treguar bujar me Partizanin në Ligën e Konferencës, ndryshe nga Championsi që i vuri përballë BATE Borisovin. Kështu, në “Estadi Comunal”, të besuarit e Zekiç do të provojnë rezultatin pozitiv.

Sa i përket formacioneve, Zekiç vjen me rreshtimin 4-3-3, duke i dhënë një fanelë titullari Kocijan, afrimit të ri në merkato. Titullar e nis edhe Grezda ndërkohë që nga stoli do të jetë Taipi.

Transferta e Andorrës për Partizanin, Zekiç e nis sfidën

partizani liga e konferencës

Lini një Përgjigje