TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2023, 18:34

Plas sherri në MLS, sulmuesi i Sportingut godet kundërshtarin me kokë dhe ndëshkohet me kartonin e kuq (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në MLS, sulmuesi i Sportingut godet kundërshtarin me

Lojtari i Sporting Kansas Siti, Alan Pulido, u ndëshkua direkt me kartonin e kuq, pasi goditi me kokë kundërshtarin, Xherson Moskera në Kupën e Ligës.

Sporting Kansas Siti po luante kundër FC Sinsinati dhe ishte në epërsi 2-0 kur një moment çmendurie nga Pulido i pa ata të mbeteshin me 10 lojtarë, teksa sulmuesi goditi me kokë Moskerën pak para përfundimit të pjesës së parë.

Pas një dueli me mbrojtësin kundërshtar, Pulido goditi me kokë më pas, duke i lënë arbitrit Daniel Kuintero Huitron pa zgjidhje tjetër veçse t’i tregonte direkt kartonin e kuq.

alan pulido futbollisti i sporting kansas siti

Lini një Përgjigje