
Portieri i PSG-së, Serxho Riko, vazhdon të jetë i shtruar në spital që pas aksidentit të frikshëm me kalë që thuajse i mori jetën në fund të muajit maj.
Gardiani spanjoll është i shtruar në Sevilje dhe ndonëse raportohet se është përmirësuar ndjeshëm, do të jetë i detyruar që t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale. Mediat spanjolle kanë zbuluar se atij i duhet që të kryejë një ndërhyrje delikate për shkak të një aneurizme, një bllokimi në qarkullimin e gjakut që mund të sjellë komplikacione të padëshiruara më vonë.
Gjithçka do të kryhet në spitalin e Seviljes, ku ai gjendet i shtruar që nga data 28 maj dhe ku vazhdon të ndiqet me shumë kujdes nga mjekët, pasi ka pësuar një dëmtim të pazakontë, pasi u rrëzua dhe e shkeli kali në qafë, duke i rrezikuar seriozisht jetën, aq sa qendroi për disa ditë në koma.
Lini një Përgjigje