TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2023, 18:57

Partizani tregohet cinik ndaj modestëve nga Andorra dhe vendos njërën këmbë në turin e tretë të Ligës së Konferencës, Mba heroi i të kuqve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Partizani tregohet cinik ndaj modestëve nga Andorra dhe vendos

Përfundon ndeshja e parë e raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Partizani ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj modestëve nga Andorra të Atletiko Eskaldes.

Heroi i të kuqve ishte Mba me golin e realizuar në minutën e 53. Sulmuesi përfitoi nga gabimi i portierit kundërshtar dhe i dha fitoren “Demave”, duke mbajtur gjallë shpresta për një kualifikim në turin e tretë të këtij kompeticioni.


Në minutën e 71, një aksion model i Partizanit. Mba i pasoi topin Da Silvës, ky i fundit goditi, por nuk arriti të shënjestronte siç duhej katërkëndëshin.


Pjesa e parë mes këtyre dy ekipeve u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 4 Mba u shfaq i rrezikshëm në zonë për Partizanin, por vendasit devijuan topin në goditje këndi.

9 minuta më vonë, të kuqtë rritën presionin. Cara krosoi në zonë, por mbrojtja largoi topin. Pak minuta më pas Mba provoi me një goditje, por pa mundur të realizonte.

 


Në minutën e 22, Cara goditi drejt portës por nuk pati rrezik për portierin e ekipit andorrian, pasi topi shkoi drejt e në duart e tij.

6 minuta më vonë, Aguero harkoi drejt zonës së Qirkos, por Koçijan largoi topin.

Në minutën e 29, Atletiko Eskaldes tentoi surprizën me anë të një goditje nga jashtë zone.

Në minutën e 33, kombinim i mirë mes Carës dhe Mbasë, por “Demat” ende nuk gjejnë golin.


5 minuta më vonë, Cara me një aksion individual rrezikoi dhe goditi drejt portës, por Morales iu mohoi golin.


Në minutën e 40, Grezda gjuajti me të djathtën, por topi përfundoi jashtë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Cara shërbeu për Grezdën, ky i fundit goditi me të djathtën, por nuk arriti të shënjestronze si duhej kuadratin.


Ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Atletiko Eskaldes do të luhet javën e ardhshme në kryeqytet.

partizani atletiko eskaldes liga e konferencës

Lini një Përgjigje