TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2023, 15:53

Miqësorja japoneze/ Interi dhe Al Nasri ndahen në paqe, Asllani luan vetëm 45 minuta, mesfushori kuqezi “flirton” me golin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja japoneze/ Interi dhe Al Nasri ndahen në paqe, Asllani luan

Al Nasr dhe Interi zhvilluan një duel miqësor në Osaka të Japonisë, e cila u mbyll në rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin arabët me Gharib në minutën e 23, ndërsa zikaltrit rivendosën baraspeshën me Fratezin në minutën e 44.

Në 45 minutat e dyta u aktivizua Kristjan Asllani, ndërsa Ronaldo u zëvendësua në fundin e pjesës së parë.

Kjo miqësore pa Brozoviç të përballej me ish-shokët e tij të skuadrës në Osaka. Inzagi e nisi me dyshen sulmuese Lautaro-Korrea nga minuta e parë, me Stankoviç në portë dhe nënshkrimet e reja Bishek dhe Fratezi në fushë.

Nga ana tjetër, Kastro kishte të gjithë emrat e tij të mëdhenj, përfshirë kroatin dhe Kristiano Ronaldon. Në fillim të pjesës së dytë u vërejt një vorbull zëvendësimesh: Turam, Kuadrado, Dimarko, Sensi, Asllani, Darmian dhe Açerbi hynë në lojë për zikaltrit. Në minutën e 56, mesfushori ynë kuqezi goditi fort nga buza e zonës kundërshtare, por topi përfundoi jashtë kuadratit kundërshtar.

Ky rast dhe 45 minuta aktivizim për Asllanin, i cili me largimin e Brozoviç pritet të ketë më shumë hapësirë aktivizimi te zikaltrit. Ndeshja e radhës e verës së zikaltërve do të jetë të martën, kundër PSG-së, ku do të jetë një tjetër ish, Milan Shkriniar.

inter al nasri ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje