TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2023, 18:06

Skandali me pagesat e arbitrave, UEFA merr vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Barcelonës në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me pagesat e arbitrave, UEFA merr vendimin zyrtar për

Një nga temat më të nxehta të këtij sezoni në kompeticionet ndërkombëtare ka qenë pranimi apo jo i Barcelonës nga UEFA për shkak të përfshirjes së katalanasve në skandalin e pagesave ndaj drejtuesve të Komitetit të Gjyqtarëve për shumë vite me radhë. Katalanasit janë ende nën hetim në vendin e tyre rreth pagesave sistematike që u kanë bërë drejtuesve të gjyqtarëve, pasi mendohet se kjo ka ndikuar në rezultatet e tyre në fushën e lojës.

Një shkelje e dukshme rregullash në favor të katalanasve që përfundoi edhe në lupën e UEFA-s, e cila hapi hetim prej disa muajsh, duke marrë nën shqyrtim të gjithë dokumentacionin e çështjes. Sot, Komisioni i Apelit të UEFA-s ka vendosur që të pranojë përkohësisht aplikimin e Barcelonës për të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare për edicionin 2023-2024, në pritje të zhvillimeve më të reja nga drejtësia sportive në Spanjë rreth kësaj çështjeje.

Barcelona pranohet provizorisht që të marrë pjesë në kompeticione. Organizata rezervon të drejtën e një vendimi të mëvonshëm rreth pranimit apo përjashtimit nga kompeticionet e klubeve të UEFA-s. Barcelona është e detyruar që të informojë për vazhdimësinë e hetimeve në mënyrë aktive dhe të lehtësojë sigurimin e çdo lloj dokumentacioni apo informacioni që i kërkohet”, shkruhet në vendimin e  UEFA-s rreth kësaj çështjeje.

barcelona uefa skuadra katalanase

Lini një Përgjigje