
Partizani do të presë më 1 gusht në orën 20:45 Atletik Eskaldes në ndeshjen e kthimit e vleshme për turin e dytë në Ligën e Konferencës.
Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, pasi impianti i kryeqytetit ishte në dyshim, teksa Federata po bëhet gati të mbjellë barin e ri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Një lajm shumë i mirë për tifozët dhe vetë klubin që mund të përfitojë një shumë të mirë të të ardhurave nga shitja e biletave.
Pas fitores minimale 0-1 në Andorra, ‘Demat’ kërkojnë suksesin edhe përpara tifozëve të tyre dhe janë mëse të favorizuar për të kaluar në turin e tretë.
Postimi i plotë i skuadrës së Partizanit në Facebook:
FK PARTIZANIATLETIC CLUB D’ESCALDES
️E MARTË 1 GUSHT
ORA 20:45
️”AIR ALBANIA STADIUM”
#PërjetMeTyPartizan
Lini një Përgjigje