TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2023, 20:41

Përfundon pjesa e parë/ Beshiktashi bën detyrën në shtëpi, Tirana me një këmbë jashtë Ligës së Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Beshiktashi bën detyrën në

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Beshiktashi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Tiranën në “Vodafone Arena”.

Turqit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 21. Pas një harkimi të Masuaku nga e majta, Bulut ia doli që të fitonte hapësirën për të gjuajtur dhe mposhtur portierin e Tiranës.


Në minutën e 6, vendasit patën rastin ideal. Muleka nuk gjeti rrjetën, shumë afër portës. Gjithçka nisi pas një gabimi në mesfushë.


10 minuta më vonë, Tirana mbrojti mirë, duke mos lejuar hapësira. Ekipi i Shehit provoi ndonjëherë me kundërsulme.


Në minutën e 19, Jonuzi tentoi me një gjuajtje diagonale që u devijua dhe përfundoi në këndore. Në zhvillimin e saj, ishte përsëri mesfushori i bardhebluve, i cili provoi nga jashtë zonës, por nuk gjeti portën vendase.

Në minutën e 36, mbrojtja e Tiranës nxori në pozicion jashtë loje Abubakar, i cili kishte dërguar topin në rrjetë para Selmanit. Goli u anulua.


Në minutën e 42, Tirana merr goditjen e dytë nga Beshiktashi. Pas një vertikalizimi të shpejtë, Muleka nga e majta shënoi golin e dytë për vendasit.

 

beshiktashi tirana liga e konferencës

Lini një Përgjigje