TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Korrik 2023, 21:34

Drita surprizon në Ligën e Konferencës, barazon me Pëlzenin në transfertë dhe lë të hapur kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

Drita surprizon në Ligën e Konferencës, barazon me Pëlzenin

Drita ka marrë një barazim pa gola me mjaft vlerë ndaj Viktoria Pëlzen në “Doosan Arena”, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra “Dardane” zhvilloi një ndeshje të mirë, duke shkuar kështu në aktin e kthimit me një rezultat të kënaqshëm.

Djemtë e trajnerit Akis Vavalis patën rastin e artë për të “rrëmbyer” fitoren në fundin e sfidës, por Dabiqaj gaboi para portierit. Tashmë vëmendja është e përqendruar në sfidën e kthimit, ndeshje që do të luhet në Kosovë pas një jave.

drita viktoria pëlzen liga e konferencës

Lini një Përgjigje