
Jorgo Pëllumbi është qendërmbrojtësi 23-vjeçar i Kombëtares shqiptare të futbollit. Një lojtar shtatlart, i fortë në ajër dhe i saktë me ndërhyrjet në tokë.
I aktivizuar në 14 ndeshje me Kombëtaren U-21, pse jo, Pëllumbi pret dhe një ftesë nga trajneri Silvinjo.
23-vjeçari aktualisht aktivizohet tek ekipi i Varazdin, skuadër që militon në Superligën kroate. Pëllumbi është një nga lojtarët kyç dhe një titullar i padiskutueshëm tek ekipi kroat.
Mbrojtësi shqiptar shpeshherë ka qenë nën “elozhet” e thurura nga trajneri i Varazdin për paraqitjet që ai bën herë pas here.
Kujtojmë që më parë Pëllumbi është aktivizuar edhe në Superiore me ekipin e Skënderbeut dhe Kukësit.
Lini një Përgjigje