TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2023, 16:26

Ndeshjet e kthimit/ Dy gjyqtarët e Superiores do të vendosin drejtësi në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshjet e kthimit/ Dy gjyqtarët e Superiores do të vendosin

Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja janë përzgjedhur për dy ndeshje të Ligës së Konferencës. Dy arbitrat e njohur të Superiores do të gjykojnë përkatësisht takimet Sepsi – CSKA Sofia dhe Steaua Bukuresht – CSKA 1948 Sofia.

Këto dy takime janë programuar të zhvillohen më 3 gusht. Ndihmës të Hamitit janë caktuar Denis Rexha dhe Erind Burgu, ndërsa arbitër i katërt Erjon Bastari.

Ndërkaq Juxhin Xhaja do të ketë asistentë Nertil Bregasin dhe Arbër Pemën në  ndeshjen Steaua Bukuresht– CSKA 1948 Sofia. Në këtë takim do të jetë gjyqtare e katërt Emanuela Rusta.

eldorian hamiti juxhin xhaja liga e konferencës

Lini një Përgjigje