
Lojtarja ukrainase e skermës, Olga Kharlan, është skualifikuar, pasi nuk pranoi t’i zgjaste dorën kundërshtares ruse, Ana Smirnova, në Kampionatin Botëror të Skermës, në Milano, të enjten.
Kharlan, katër herë fituese e medaljes olimpike dhe kampione botërore, e fitoi ndeshjen individuale 15:7 dhe pastaj nuk i shtrëngoi duart me kundërshtaren e vet, por deshi ta përshëndeste atë me cakërrimin e shpatave.
Smirnova mbeti në skenë për rreth gjysmë ore pas incidentit, duke biseduar me një numër zyrtarësh para se të largohej.
Atletët ukrainas në sportet e tjera – përfshirë tenistet Elina Svitolina dhe Marta Kostjuk – kanë refuzuar po ashtu të shtrëngojnë duart me kundërshtarët rusë dhe bjellorusë, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Bjellorusia është përkrahëse e pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
Në rregullat e sportit të skermës, përshëndetja mes kundërshtarëve dorë për dorë është detyrim dhe refuzimi për ta bërë një gjë të tillë ka për pasojë “kartonin e zi”.
“Kartoni i zi” nënkupton përjashtim nga garat.
“Ne e mbështesim Olga Kharlan plotësisht në këtë situatë. Jemi duke përgatitur një protestë”, tha Mzkhailo Illiashev, presidenti i Federatës së Skermës së Ukrainës.
“Ne do të ankohemi ndaj këtij vendimi, sepse gjyqtari i asaj përballjeje nuk dha karton të zi direkt, e as nuk e skualifikoi atë. Ky skualifikim erdhi më vonë nga lojëra të fshehta, pasi ishte caktuar kundërshtarja e radhës, dhe pasi ishte caktuar gjyqtari për ndeshjen e radhës”, shtoi ai.
Ministri i Sportit i Ukrainës, Vadim Hutsait, e ka përshkruar këtë incident si “një provokim të qartë nga pala ruse”.
Kharlan po përfaqësonte Ukrainën në këtë turne, pasi ministri i Sportit i Ukrainës vendosi të mërkurën të lejojë ekipet ukrainase të marrin pjesë në garat olimpike, jo-olimpike dhe paraolimpike në të cilat ka edhe garues nga Rusia dhe Bjellorusia.
Smirnova po garonte si atlete neutrale.
Federata Botërore e Skermës nuk i është përgjigjur Reuters-it për komentet në lidhje me këtë incident./REL
Ольгу Харлан дискваліфікували, бо не подала руку росіянці.
— Tribuna.com Україна (@tribunaua) July 27, 2023
Спочатку українку допустили у наступний раунд, але потім не дозволили вийти на бій проти болгарки, яка автоматично пройшла далі.@FIE_fencing, an absolutely horrible decision. Shame on you.
pic.twitter.com/KRi0IXgGE1
Lini një Përgjigje